Olimpiku i Marsejës ngjitet në vendin dytë në Ligue 1 falë fitores 2-0 në fushën e Lensit. Skuadra e drejtuar nga argjentinasi Jorge Sampaoli u tregua cinike në lojën e saj, duke shënuar nga një gol në çdo pjesë.

Në minutën e 32-të, Facundo Medina i Lensit kreu një ndërhyrje të gabuar brenda zonës, që për kryesoren Stephanie Frappart ishte pa diskutim 11-metërsh. Këtë mundësi për të shënuar e shfrytëzoi Dimitri Payet, duke zhbllokuar rezultatin.

Vendësit e rritën ritmin pas pësimit të golit, por nuk kishin qartësinë e duhur për t’i finalizuar me gol aksionet. Marseja mbyll përfundimisht llogaritë me kundërshtarin në minutën e 77-të me golin e Cedric Bakambu.

40 pikë kanë grumbulluar marsejezët në 21 ndeshje, 10 më pak se PSG kryesues, ndërsa për Lensin kjo disfatë vjen pas dy fitoreve radhazi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA