Tmerri i avokates që hidhet në ujin e ngrirë për pagëzimin ortodoks por rryma e zhduk poshtë akujve (video-fotot)

22/01/2022 15:18

Një nënë e dy fëmijëve që u hodh në vrimën e e akullit të një lumi të ngrirë për festën e Epifanisë ortodokse, është marrë tragjikisht nga rryma poshtë akujve para fëmijëve dhe dëshmitarëve të tmerruar.

Një video e rëndë tregon gruan 40 vjeçare që hidhet në lumin e ngrirë Oredezh pranë Shën Petersburg, të mërkurën në Rusi. Sipas raportimeve ajo nuk është gjetur ende dhe supozohet e vdekur.

Avokatja tragjike nga Shën Petersburg u tërhoq poshtë akujve nga rrymat e fuqishme që rezultoi se arrinte në shpejtësi 4 metra në sekondë.

Një nga ndihmësit thërret për ndihmë kurse një burrë që besohet se ishte bashkëshorti i saj 50 vjeçar shihet që hidhet dhe ai në vrimë por nuk arrin ta gjejë.

Avokatja kërkonte të shënonte me zhytjen e saj Ditën e Epifanisë se Krishtit e cila ndiqet rregullisht nga mijëra besimtarë rusë.

Njerëzit besojnë se uji i bekuar i ritualit zotëron cilësi të veçanta shëruese.

Disa besimtarë futen vetëm në ujërat e ngrirë, kurse të tjerë e bëjnë në grupe, për të kujtuar pagëzimin e Krishtit në lumin Jordan nga “Pleqtë e Mençur”.

Një vrimë ishte prerë në akullin e trashë dhe temperatura e ujit besohet se ishte rreth -5C kur gruaja fatkeqe u hodh në të.

Ajo mbante veshur një kostum banje të zi dhe shihet që bën kryqin para se të hidhet me këmbë në lumë.

Kreu i shërbimeve të emergjencës Alexander Zuyev, tha se vrima e akullit ishte hapur në një vend ku kishte rrymë të fortë.

Ai tha: “Gruaja bëri zhytjen në një vend ku nuk kishte ndriçim apo mundësi ndërhyrjeje në rast aksidentesh. Ky është një nga lumenjtë më të rrezikshëm të Leningrad dhe njerëz mbyten çdo vit në të, edhe në verë. Ajo është marrë nga rryma”, tha ai.

FOTO GALERI
3/7
Një video e rëndë tregon gruan 40 vjeçare që hidhet në lumin e ngrirë Oredezh pranë Shën Petersburg, të mërkurën në Rusi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA