Rama: 16.544 qytetarë iu përgjigjën pyetjeve të Këshillimit Kombëtar në 24 orët e para

22/01/2022 13:02

Këshillimi Kombëtar është formulari me 12 pyetje drejtuar qytetarëve shqiptarë, që mund të plotësohet ‘online’ ose kur t’u shpërndahet në adresat ku banojnë.

Sipas kryeministrit Edi Rama në 24 orët e para nga publikimi i pyetësorit, janë 16.544 kanë plotësuar pyetësorin ‘online’.

Rama fton shqiptarët të bëhen pjesë e “këtij kuvendimi popullor për çështje me rëndësi strategjike për Shtëpinë tonë, Shqipërinë”.

Pyetje e parë në pyetësor është renditur a duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtje të veçantë sociale nga shteti. Çdo person mbi moshën 18 vjeç ka të drejtën të zgjedhë një nga tre alternativat që gjenden në formular.

Si çështje të dytë kryeministri ka zgjedhur të pyes nëse Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimin e autorëve përsëritës në kryerjen e krimeve të rënda kundër personit si dhe a duhet dyfishuar dënimin për ta dhe duke hequr të drejtën e gjykimit të shkurtuar për autorët që kryejnë dhunë në familje dhe krime ndaj fëmijëve.

Formulari përmban pyetje që lidhen me denoncuesit e pagave fiktive, a duhet të mbrohen ata nga shteti si dhe a duhet të vijojnë të punojnë ata që kanë marrës statusin e pensionistit.

Amnistia e parave të fituara në emigracion, lejimi kultivimit, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak, detyrim vendosja e certifikatës së vaksinimit në ambientet publike, shtimi gjobave ndaj evazorëve fiskal, shtim ndëshkimi ndotësve të mjedisit, pezullim të gjyqtarëve dhe prokurorëve nëse vendosin haptas në kundërshtim me ligjin çështjet në pyetësor.

Sikurse ato që lidhen me ndarjen nga Maqedonia e Veriut në rrugëtimin e integrimit Europian, përfshi a është “Ballkan i Hapur” në interes të Shqipërisë.

Top Channel