Atletico Madrid ka arritur fitoi me një përmbysje të çmendur (3-2) në takimin me Valencian. Një sfidë me dy fytyra nga të besuarit e Simeones, që edhe pse pësuan dy gola ia dolën të merrnin maksimumin e pikëve në “Wanda Metropolitano”.

Musah në të 25-ën dhe Hugo Duro pak minuta para fundit të fraksionit të parë i dhanë epërsinëe dyfishtë Valencias.

Në pjesën e dytë braziliani Matheus Cunha, ngushtoi diferencën e rezultatit. Madrilenët e rritën ndjeshëm presionin, duke kërkuar deri në fund që të ndryshonin fatin e kësaj sfide dhe u shpërblyen në limitet e ndeshjes, teksa Correa arriti që të vendoste ekuilibrin, në minutën e parë shtesë. Valencia e humbi kontrollin nga goli i barazimit, aq sa lëshoi shumë terren duke i krijuar mundësinë Atleticos që të përmbyste gjithçka pak sekonda para fundit.

Hermoso ishte autori i golit të përmbysjes së madhe me 26-vjeçarin, i cili bëri që të shpërthente festa në “Wanda Metropolitano”. Në fund, tri pikë për madrilenët, që shkojnë në kuotën e 36 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e katërt, 4 pikë më pak se Betisi i vendit të tretë. Valencia, në anën tjetër, mbetet në kuotën e 29 pikëve, duke u renditur në vendin e nëntë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA