I ftohti polar që pritet të vijë ditët e ardhshme në vendin tonë do të prekë dhe qarkun e Lezhës.
Temperaturat janë ulur ndjeshëm edhe gjatë dy ditëve të fundit duket se ka ndikuar ndjeshëm te qytetarët duke evituar daljet e panevojshme. Gjithashtu ata hasin vështirësi për ngrohje pasi të shumtë janë ata të cilët ngrohen me korrent dhe shpesh herë ka mungesë të energjisë elektrike apo dhe çmimi i energjisë ndikon ndjeshëm në xhepat e tyre.
Nga ana tjetër, prefekti i qarkut Lezhë shprehet se shtabi i emergjencave civile ka marrë masat e nevojshme për përballimin e çdo situate të mundshme.
Aktualisht situata në qarkun e Lezhës paraqitet e qetë dhe ende nuk kemi reshje dëbore, si në zonat malore dhe ato të ulëta.
Top Channel