Kur tërhiqet pandemia? Mjeku Ilir Alimehmeti parashikon fillimin e muajit mars
22/01/2022 15:19
E gjithë bota ka 2 vite që sprovohet nga pandemia e Covid 19-tës.
Por së fundmi, epidemiologët po artikulojnë deklarata pozitive. Sipas tyre, ardhja e pranverës do të sjellë fundin e fazës emergjente të pandemisë.
“Në fazën ku jemi, referuar kurbës së ‘Omicron’, i ngjajmë Britanisë së Madhe në dhjetor të vitit të shkuar”, thotë epidemiologu Ilir Alimehmeti.
“Omicron” ka një cikël që zgjat 6 javë, që do të thotë, fillimi marsit, pra në pranverë do shikojmë fundin e fazës akute të pandemisë. Aktualisht në vend qarkullojnë “Delta dhe “Omicron”.
Top Channel