Dy PD shkojnë në KQZ/ Përplasja për emrin e përfaqësuesit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

22/01/2022 15:04

Një karrige për dy përfaqësues ligjorë…

Përplasja e paprecedentë mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës u zhvendos edhe në KQZ në nivel juristësh. Ivi Kaso ishte i pari që u ul në vendin rezervuar partive  politike, duke pretenduar se përfaqëson demokratët në  mbledhje. Pak minuta më vonë, në sallë u shfaq edhe juristi Indrit Sefa,  i cili në emër të Lulzim Bashës kërkoi të sqarohet pozicioni i tij si përfaqësues ligjor i Partisë Demokratike.

Komisionerit Ilirjan Celibashi iu desh të  merrte rolin e albitrit.

Në mbledhjen pasuese të Komisonit Rregullator, përfaqësuesi ligjor i Sali Berishës nuk u paraqit. Me shumicë votash u vendosën që partitë politike kanë afatet deri me 31 janar për t’u regjistruar në KQZ,  ndërsa koalicionet zgjedhore deri më 1 shkurt.

9 shkurti është afati për regjistrimin e kandidatëve në garë.  Partia Demokratike kërkoi më shumë kohë për fushatë, por KQZ i la  subjekteve garuese vetëm dy javë kohë për fushatë  zgjedhore që duhet të nisë më 19 shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA