Reshjet e dëborës/ Problematike lëvizja në Qafë Thanë, policia: Tregoni kujdes dhe pajisuni me zinxhirë

21/01/2022 13:03

Juglindja është përfshirë nga dëbora e shoqëruar edhe me erë të fortë çka krijon vështirësi në lëvizjen e mjeteve.

Aktualisht ka problematika të vogla në Qafë Thanë.  Reshjet me intensitet më të lartë janë në Qafë Thanë e Pogradec si edhe Dardhë.

Policia i bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

Nga ana tjetër, Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar se duke filluar nga dita e hënë deri të mërkurën do të mbyllen shkollat në vend për shkak të temperaturave ekstreme.

Në disa zona do të arrijë deri në – 17 gradë celsius, thuhet në njoftimin e ministres.

Kushi shtoi, se orët nga dita e hënë deri të mërkurën, dhe orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë në bashkëpunim me zyrat vendore arsimore.

Top Channel