Që prej mbrëmjes së kaluar, kanë nisur reshjet e shiut dhe të dëborës në zonat malore.

Për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të dendura të dëborës që do të vijojnë, kalimi në Bypassin e Murrizit bëhet i rrezikshëm.

Ndaj është njoftuar që rruga e Arbrit do të jetë e mbyllur deri në një komunikim të dytë!

Ndër të tjera, ARRSH ka njoftuar se reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin.

Drejtuesve të mjeteve i është bërë apeli që: “Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.”

Top Channel