Egnatia mori një pikë shumë të rëndësishme në transfertën shkodrane ndaj Vllaznisë dhe trajneri Zekerija Ramadani e vlerësoi paraqitjen e të tijëve, edhe pse sipas trajnerit të rrogozhinasve, Egnatia i kishte mundësitë për të marrë maksimumin e pikëve në këtë duel. Ramadani komentoi edhe merkaton ndërsa foli edhe për rikthimet e futbollistëve.

“Ishte shumë e rëndë, pas rastit të shpërdoruar nga Xhekson, prisnim se kur do të na ndëshkonte kundërshtari, pasi në futboll është ligji i pashkruar, po nuk shënove do të pësosh. Xhekson humbi një rast flagrant ballë për ballë me portierin. Unë e përkrah maksimalisht për paraqitjen e tij. Duhet të jemi të kënaqur me angazhimin e skuadrës dhe luftën sportive. Na motivuan deklaratat e kundërshtarëve. Kjo na jep një dritë jeshile për lojën që duhet të bëjmë. Jemi më të rrezikshëm kur elënë kundërshtarin të luajë. Duhet mos dalim nga stili i lojës”.

“Rikthimet e futbollistëve janë një përforcim më vete. Duhet të veçoj paraqitjen e Majkëllit. Ka bërë një punë të shkëlqyer. Motivi qe i kompletuar. Në çdo takim dëshira ekziston. Patëm përkrahje dhe mbështetje ndaj secilit, u munduam të mbulojmë gabimet e njëri-tjetrit. Kjo gjë na dalloi nga ndeshjet e tjera”.

“Në fushën tonë jemi munduar ta kontrollojmë lojën, të spostohemi përpara dhe kjo na ka penalizuar. Ky stil loje duhet të jetë për ne deri në fund të kampionatit. Të shikojmë në ndeshjet e radhës si do të reflektojmë”, u shpreh Zekerija Ramadani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA