Ka nisur në Gjenevë të Zvicrës takimi SHBA-Rusi mbi tensionet në Ukrainë, por shpresat për zgjidhjen e ngërçit, janë të pakta.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të premten se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për një “përgjigje të shpejtë dhe të ashpër”, nëse Rusia vendos të sulmojë vendin fqinj. Përballë tij, në qytetin e njohur zviceran, është shefi i diplomacisë rusë, Sergey Lavrov.
Të dy kryediplomatët e pranuan se përballja e sotme është vetëm një hap drejt zgjidhjes së situates. Mbi 100 mijë ushtarë ruse janë grumbulluar pranë kufiriti ukrainas e ka raporte se Moska është duke dërguar edhe trupa të tjera.
Frika e një pushtimi është shfaqur prej kohësh dhe SHBA-ja me aleatët e saj po përpiqen për një front të bashkuar me shpresë që ta parandalojnë atë ose të bashkërendojnë një përgjigje, nëse nuk arrijnë një gjë të tillë.
“Nuk presim të zgjidhim mosmarrëveshjet tona këtu, sot. Por, unë shpresoj dhe pres që mund të provojmë nëse rruga e diplomacisë apo e dialogut mbetet e hapur”, i tha sekretari Blinken ministrit të Jashtëm rus Lavrov. “Ky është një moment kritik”, tha ai. Sakaq, ministri Lavrov tha gjithashtu se nuk “pret përparim as në këto negociata.
Ajo që ne presim janë përgjigjet konkrete për propozimet tona konkrete”, u shpreh ai. Moska ka kërkuar lëshime nga NATO-ja lidhur me marrëdhëniet e aleancës perëndimore me Ukrainën, një ish-republikë sovjetike. SHBA dhe aleatët kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur për pasoja “të rënda”, të tilla si sanksione të rënda ekonomike, megjithëse jo veprime ushtarake kundër Rusisë, nëse sulmi ndodh vërtet.
Top Channel