Foto ilustruese

Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë të premte në Malësinë e Madhe, pasi ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:35 në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, në fshatin Palvar.

Mjeti tip Citroen, me drejtues shtetasin me iniciale L. B., 19 vjeç ka dalë nga rruga. Aktualisht, ai ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut te kësaj dalje nga rruga.

Top Channel