Kujdes nga ngricat! Mbyllet Rruga e Arbrit. Në Bulqizë mungesa në shkolla

21/01/2022 12:07

Moti i keq ka përfshirë vendin, ndërsa autoriteti rrugor shqiptar njofton se gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore.

Reshjet e dëborës që kanë nisur mëngjesin e kësaj të premteje kanë shkaktuar jo pak problematika në qarkullimin e automjeteve dhe si pasojë rruga e Arbrit është mbyllur deri në një njoftim të dytë.

Reshjet e dëborës kanë mbuluar qytetin e Peshkopisë dhe zonat malore, ku trashësia varion deri në 40 cm.

Po ashtu dëbore ka pasur edhe në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin.

Lartësia e dëborës në Shishtavec është 40 cm, në Valbonë 15 cm dhe në Qafë Prushi Has 10 cm. Edhe në Bulqizë termometri ka shënuar -7 grade Celsius dhe dëbora ka sjellë problem në rrugët kryesisht rurale.

Me vështirësi kalohen edhe rrugët rurale të njësive Martanesh, Trebisht,Ostren Zeqan dhe ne disa rruge te njesive Fushe Bulqize dhe Shupenze ku kalimi behet vetëm me zixhirë.

Ndërkohë në rrugët nacionale Peshkopi-Tiranë qarkullimi vijon pa probleme, ndërsa kalimi në aksin Peshkopi-Kala, i Peshkopi-Draj Reç-Kukës, e Dodës-Kukës duhet të bëhet me zinxhirë.

Për procesin mësimor, nga ana tjetër në Bulqizë ka pasur një mungesë të theksuar të nxënësve në klasa për shkak të reshjeve të dëborës që vijojnë me intensitet të lartë,

Trashesia e dëborës në njësitë administrative të kësaj zone vijon nga 10 cm deri në 40 cm,ndërkohë disa fshatra kanë ngelur pa energji elektrike,si pasoje e dëmtimit te linjave te transmetimit te ulet dhe atë të mesëm.

Pa energji janë edhe Nj.Ad të Kukësit si Ujmisht, Bushtricë dhe Grykë Çajë, Tërthore, fshatrat Shishtavec, Novosej, Zapod Nj.Ad Shishtavec, qyteti Kukës 400 abonentë bashkia Kukës dhe Nj.Ad Gjinaj bashkia Has.

Top Channel