I ftohti polar vjen sot pasdite duke sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave.

Pritet që i ftohti të qëndrojë edhe javën që vjen. Deri të martën priten ditë shumë të ftohta ndërsa më pas do të ketë një tërheqje të valës.

Temperatura të ulëta deri në -15 gradë do të ketë në zonat malore. Ndërsa në bregdet do të regjistrohen temperature 0 apo -1 gradë.

Zonat e ulëta zbresin deri në -6 gradë ndërsa në Berat, Elbasan dhe Tiranë do të ketë temperature jo më shumë se -5 gradë. Reshje dëbore pritet të ketë vetëm në zonat malore.

Nga ana tjetër, Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar se duke filluar nga dita e hënë deri të mërkurën do të mbyllen shkollat në vend për shkak të temperaturave ekstreme.

Në disa zona do të arrijë deri në – 17 gradë celsius, thuhet në njoftimin e ministres.

Kushi shtoi, se orët nga dita e hënë deri të mërkurën, dhe orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë në bashkëpunim me zyrat vendore arsimore.

Top Channel