Kryetari i komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një bashkëbisedim me gazetarët foli mbi zgjedhjet e pjesshme lokale dhe u shpreh se mund të regjistrohen të gjitha ato parti që plotësojnë kushtet sipas ligjit!
Celibashi u pyet në lidhje me përplasjen brenda PD-së dhe se kë njeh si kryetar të Partisë Demokratike zyrtarisht!
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shmangu përgjigjen e drejtpërdrejtë për shkak se nuk janë dorëzuar ende në KQZ dokumentet për regjistrim nga partitë politike.
“Deri në momentin qe flasim nuk kemi asnjë komunikim me parti politike apo grupim politik, quajeni si te doni. Natyrshëm unë mund të them diçka, por do duhet ta kem sjelljen në mënyrë korrekte dhe institucionale dhe për këtë shkak, se s’kam droje për të thënë opinionet e mia, por do duhet të jem institucional, kur të paraqiten kërkesat do jetë përgjigja e pyetjes suaj që mund të jetë e ditur edhe tani për mua e të gjithë” tha Celibashi.
Celibashi foli edhe edhe për dy kryetarët e bashkisë së Vorës dhe Shkodrës, të cilët u shkarkuan si pasojë e dekriminalizimit:
“E para dua të them edhe në kapacitetin tim që është një mësim për të gjithë dhe për partitë politike eksperienca e shkuar dhe nga ana tjetër që do të thotë se nuk do të kemi impenjim të tillë nga ana e KQZ për të bërë verifikime të thelluara, mendoj që koha është e mjaftueshme relativisht për të bërë ato verifikime të domosdoshme për të dhëna mbi kandidatët potencial për kryetar të bashkive, të 6 bashkive”, tha Celibashi.
Top Channel