Fitore të thjeshta në udhëtim për Real Betis dhe Norwich City në La Liga dhe Premier League. Betis fitoi me përmbysje në transfertën ndaj Espanyol me shifrat e thella 1-4 duke treguar se ka objektiva të qartë për një vend në zonën Champions në këtē sezon.
Vetëm 20 minuta për mesfushorin e kombëtares shqiptare Keidi Bare në këtë sfidë, ndërkohë që për Betis realizoi dy herë Borja Iglesias, dhe nga një herë Guido Rodriguez dhe Willian Jose. Raul de Tomas zhbllokoi shifrat për Espanyolin duke realizuar golin e vetëm por në fund u ndëshkua me karton të kuq.
Iu largua zonës së rrezikut në Premier League Norwich City që zhyti në krizë rezultatesh Watfordin e Rainierit duke e mposhtur 0-3, falë dygolëshit të Sargent dhe autogolit të Kucka.
Në Francë ndërkohë Olympique Lyon fitoi minimalisht derbin ndaj St Ettiene falë një goli të Moussa Dembele.
Top Channel