“Zero tolerancë krimit në Elbasan”/ Drejtori i policisë premtoi mbështetje për policinë e Elbasanit

20/01/2022 00:44

269 vepra penale më shumë janë shënuar në qarkun e Elbasanit gjatë vitit 2021 në krahasim me vitin 2020 ndërsa zbulueshmëria qëndron në të njëjtat parametra.

Janë këto të dhënat e dala në analizën e punës së policisë gjatë një viti ku drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano theksoi pasigurinë që ekziston në Elbasan.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kërkoi telerancë zero për çdo aktivitet kriminal ndërsa garantoi mbështetjen për Drejtorinë e Policisë së Elbasnait.

Gjatë vitit 2021 në qarkun e Elbasanit janë vrarë 9 persona, 5 nga këto ngjarje janë zbuluar. E po ashtu janë shënuar 15 plagosje të rënda me dashje dhe 15 krime seksuale. Policia cilësoi si sfidë të vazhdueshme bashkëpunimin me qytetarët dhe fitimin e besimit të tyre.

Top Channel