Një mjek në spitalin Rajonal të Elbasanit është proceduar penalisht nga policia, pas hetimeve për vdekjen e të miturës 3 vjeçare ditën e mërkurë.

Sipas njoftimit të policisë njoftohet se doktori G.A., është proceduar penalisht për neglizhencë në trajtimin mjekësor, ndërsa më tej në njoftim thuhet se: “ditën e djeshme është dërguar në spital, në gjendje të rëndë për jetën, një shtetase e mitur 3 vjeçe, e cila pas disa orësh dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të neglizhencës në trajtimin mjekësor”.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u procedua penalisht për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, shtetasi G. A., 47 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë mjek në Spitalin Rajonal Elbasan, pasi ditën e djeshme është dërguar në spital, në gjendje të rëndë për jetën, një shtetase e mitur 3 vjeçe, e cila pas disa orësh dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të neglizhencës në trajtimin mjekësor”, njofton policia.

Kujtojmë se e mitura nga fshati Kusarth gjeti vdekjen mbrëmjen e së martës në spitalin pediatrik të Elbasanit ku u paraqitu në gjendje të rëndë shëndetësore.

Fëmija u diagnostikua me pneumoni bilaterale, insuficience respiratore akute dhe insuficience kardiake.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve shpëtimi i vajzës tre vjeçare ka qenë i pamundur. Babai i fëmijës tha për kamerat se e kishte dërguar vajzën në spital me temperaturë të lartë në gjendje të rënduar për jetën.

Top Channel