Tiranë/ Merr flakë banesa në katin e 4 të pallatit, policia jep detajet

20/01/2022 08:06

Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në zonën e Freskut në Tiranë.

Policia njofton se banese e marrë me qira nga shtetasja me iniciale E. D ndodhet në katin e 4 të pallatit. Për fat të mirë nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel