Markeljan Beqiri, 26-vjeçari i shpallur në kërkim për vrasjen e mbetur në tentativë të Arni Sulejmanit në një dhomë hoteli në autostradën Durrës-Tiranë ka rënë në prangat e policisë.

Më 09.12.2021, në ambientet e hotelit tentoi të vriste me armë zjarri Sulejmanin, i cili mbeti i plagosur, dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar Beqirit masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike dhe të atyre të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një person të shpallur në kërkim për krime kundër personit, që qarkullonte me automjet në segmentin rrugor Linzë-Surrel, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Linza.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel