Pas një nisjeje të vështirë, Marash Kumbulla ia ka dalë të fitojë besimin e Jose Mourinhos dhe të justifikojë gjithçka me paraqitjen në fushë, teksa përveç punës në mbrojtje, ka gjetur edhe golin.

Mbrojtësi shqiptar ia doli të barazojë përkohësisht 1-1 rezultatin e ndeshjes ndaj Lecces, të cilën Roma e fitoi me rezultatin 3-1 dhe siguroi kalimin në çerekfinale, ku do të gjejë përballë Interin e Simone Inzaghit.

Kumbulla u vlerësua me notën 6.5 për ndeshjen ndaj Lecces, teksa në përshkrim thuhet: Ka përgjegjësi bashkë me Ibanez te goli i Lecces, por më pas kontrollon mirë çdo aksion të kundërshtarit në zonën e tij. Gjen edhe golin që riktheu baraspeshën.

Përballë Kumbullës ishte si kundërshtar mbrojtësi tjetër i kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku, që e nisi titullar dhe luajti vetëm pjesën e parë, duke u vlerësuar me notën 6, veçanërisht për limitimin e rrezikut që vinte nga Tammy Abraham.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA