“Shumë pasoja kanë ardhur për shkak të bojkoteve”/ Dekretimi i zgjedhjeve, Meta: 6 marsi moment reflektimi për të gjithë

20/01/2022 13:10

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat ditën e sotme nga Shkodra, ku ka folur për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki, që do të mbahen më 6 mars.

Meta u shpreh se gara është çelur zyrtarisht ndërsa bën thirrje të gjithë aktorëve politikë të respektojnë institucionin e votës së lirë, të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mos bojkotojnë.

Kreu i shtetit tha se nuk donte t’i jepte përgjigje reagimit që bëri një ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

“Presim që të bashkëpunojmë me Maqedoninë e Veriut që të çelim negociatat muajin a ardhshëm”, thotë më tej Meta.

“KQZ i mbetet barra kryesore e organizimit të gjithë punës për të pasur një proces shembullor, i cili mund dhe duhet të jetë, kjo është nxitja ime për të gjithë aktorët të marrin pjesë dhe të gjithë qytetarët, sepse vota është forca e çdo qytetari dhe duhet të zgjedhin kandidatin më të mirë që do të drejtojë bashkinë e tyre në të 6 bashkitë. Kjo garë është çelur zyrtarisht.

Nuk dëshiroj të bëj replika as serioze dhe as gazmore është një moment i rëndësishëm për të rindërtuar dhe rivendosur, për të rehabilituar institucionin e votës së lirë në vend. Nuk janë zgjedhje kombëtare po mos harrojmë që është një proces që përfshin bashkitë më kryesore të vendit. Problemet me të cilat ndeshet vendi ynë prej kohësh kanë të bëjnë me respektimin që duhet të kemi ndaj institucioni i votës së lirë, si qytetarë të Rep të Shqipërisë dhe shumë pasoja kanë ardhur për shkak të bojkotove në të kaluarën. Nxis aktorët ti shërbejnë një procesi shembullor që do të jetë në vëmendje të inst që kanë bërë vërejtjet për standardin e zgjedhjeve në vendin tonë. Presim që të bashkëpunojmë me Maqedoninë e veriut që të çelim negociatat muajin a ardhshëm”, tha Meta.

Top Channel