Manovra ushtarake në Detin Adriatik, Ambasada amerikane në Shqipëri publikon pamjet

20/01/2022 10:23

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar pamje nga operacionet e manovrimit ushtarak në Detin Adriatik.

Rketat e komanduara të klasit Arleigh Burke, USS Gravely dhe USS Bainbridge, së bashku me anijet e rojës bregdetare shqiptare Lissus (P 133) dhe Oriku (P 132), kryen javën e kaluar operacione manovrimi në det.

Postimi

Në frymën e bashkëpunimit të ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, dhe si aleate të NATO-s, shkatërruesit e raketave të komanduara të klasit Arleigh Burke, USS Gravely dhe USS Bainbridge, së bashku me anijet e rojes bregdetare shqiptare Lissus (P 133) dhe Oriku (P 132), kryen javën e kaluar operacione manovrimi në detin Adriatik. USS Gravely dhe Bainbridge janë së bashku me grupin Harry S. Truman Carrier Strike në një dislokim të planifikuar në zonën e operacioneve të Flotës së Gjashtë të SHBA-së, në mbështetje të operacioneve detare për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë detare, si dhe për të mbrojtur interesat e Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe partnerëve në Europë dhe Afrikë.
(Foto të Marinës së SHBA nga Specialisti i Komunikimit Masiv Seaman Moises Sandoval)

FOTO GALERI
1/7

Top Channel