Roma është skuadra e fundit çerekfinaliste e Kupës së Italisë aty ku Jose Mourinhon e pret sërish e shkuara e tij, pasi përballë do të ketë Interin.
Në 1/8 Roma mposhti 3-1 me përmbysje Leccen që luan në Serie B, për meritë edhe të Marash Kumbullës pasi ishte mbrojtësi shqiptar qē i hapi rrugën suksesit tē skuadrës verdhekuqe.
Ndeshja nisi keq për verdhekuqtë që për shkak edhe të një pakujdesie të Kumbullas e pa veten në disavantazh në minutën e 14 pas golit të Calabresit.
Megjithatë Kumbulla gjeti golin e parë sezonal në minutën 40 falë një goditjeje të bukur me kokë, duke treguar se është në një formë shumë të mirë. Në pjesën e dytë Roma shënoi edhe dy herë të tjera me Zaniolon dhe Shomudorov duke marrë një fitore me shifrat 3-1 mëse të merituar.
Top Channel