“Ku t`i marrim paratë për energjinë”, Kurti përplasje më opozitën në Kuvend!

20/01/2022 13:47

Kriza energjetike solli përplasje në Kuvendin e Kosovës mes kryeministrit Albin Kurti dhe shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i cili e akuzoi kreun e ekzekutivit se vendosi menaxherë të dobët në krye të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Kurti reagoi duke këmbëngulur se problemi nuk është menaxhimi. ne nuk zgjidhim dot për 10 muaj atë të që LDK nuk bëri për 20 vjet, u shpreh ai. Kryeministri shtoi se askush nuk dëshiron që energjia elektrike të shtrenjtohet, por duhet të paguajnë për importin e saj.

Kurti : Vetëm dje kemi importuar energji 2.5 milionë euro, na tregoni ku t`i gjejmë paratë…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë diskutuar çmimin e energjisë elektrike, pas propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e tij.

Ligjvënësit opozitarë e akuzuan qeverinë për keqmenaxhim të situatës me energji elektrike dhe i kanë kundërshtuar propozimet për rritje të çmimit të energjisë. Ata ia ndërprenë fjalën edhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, pasi ky i fundit u tha se po manipulojnë me shifrat për rritje të çmimit. Edhe Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e akuzoi Kurtin se është i paftë ta menaxhojë situatën.

Top Channel