Durrës/ Dy të arrestuar, njëri u kap duke vjedhur në pikën e këmbimit valutor

20/01/2022 12:37
Foto ilustruese

Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Durrës.

I pari është I. Ç., 19 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës. Ai është kapur nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur një shumë parash në pikën e këmbimit valutor në pronësi të shtetasit E. V. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë parash.

Po ashtu u arrestua edhe K. D., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel