Administratori i shkollës private, Masha: Më qëlloi një djalë i ri, po fliste diçka nëpër dhëmbë

20/01/2022 11:50

Administratori i shkollës private “Wilson”, Lulzim Masha i shpëtoi një atentati të martën paradite në një rrugicë buzë Liqenit Artificial. Në drejtim të automjetit të tij u qëllua tre herë me pistoletë, por 63-vjeçari nuk mori lëndime.

Gjatë deklarimit para policisë, sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, dëshmia e tij konsiston jo vetëm në përshkrimin e autorit, por edhe në momentet që ai e qëlloi.

63-vjeçari i tregon grupit të hetimit rutinën, ku mbasi kishte qenë tek berberi, kishte zbritur për të marrë makinën në garazh.

Mora makinën për të shkuar në punë mbasi jam administrator i shkollës “Wilson”, thotë Masha.

Ai tregon se afër lojërave për fëmijë nga ana e trotuarit, një djalë i ri e ka goditur me armë, duke folur diçka nëpër dhëmbë dhe duke qëlluar njëkohësisht në drejtim të tij.

“Unë kam dëgjuar të shtënat, shton 63-vjeçari dhe jam larguar me shpejtësi nga vendi ku më ka gjuajtur, pastaj kam kthyer mjetin nga drejtimi nga iku personi dhe pasi kam parkuar mjetin në orën 9.42 minuta kam telefonuar policinë”.

Masha sipas Anila Hoxhës ka deklaruar se kërkon mbrojtje nga shteti, mbasi ai nuk ka asnjë problem, as ai dhe as familja e tij.

Top Channel