Vettingu për gjyqtaren Kapedani: Është hedhur baltë mbi mua. Ja si qëndron e vërteta e videove në Tik Tok (Pamjet kur fiken dritat në seancë)

19/01/2022 12:18

Në ambientet e KPK, po zhvillohet seanca e vettingut për Enkeleida Kapedanin.

Sipas gazetares Anila Hoxha që po ndjek seancën e vettingut, gjyqtarja Kapedani foli për skandalin e Tik Tok duke thënë: “As ILD, as KLGJ nuk arritën të provojnë nxjerrjen e videove nga ana ime. Telefonin e kam patur në një servis. ILD vlerësoi se  mbetet e paprovuar  nga dolën videot edhe pse çdo dyshim shkon në favor të magjistratit personalisht kam ndjerë përgjegjësi dhe jam vetëofruar të ndëshkohem përballë kolegëve, miqve, familjes. organet kompetente ILD dhe KLGJ arritën në konkluzionin se nuk u cënua besimi i publikut. Vendimet e KLGJ janë vendime quazi gjyqësore që kanë efekte gjyqësore. Pra për videot jemi përpara një vendimi gjyqësor të KLGJ dhe s’mund të gjykohem dy herë.”

Ndërsa për shitjen e kamionit nga bashkëjetuesi më shtrenjta se sa e kishte blerë, gjyqtarja tha: “Më lejoni të citoj një vëzhgues të ONM që në një proces të ngjashëm ku subjekti e kishte shitur më shtrenjtë makinën, ai tha: Ndodh ndonjëherë në jetë të blesh lirë e të shesësh shtrenjtë’.

Për disa caste, seanca ku Kapedani po i nënshtrohet tre kritereve të vettingut, u ndërpre sepse në ambientet e KPK u fikën dritat.

Por më pas u rikthyen në seancë dhe gjyqtarja Kapedani tha: “Arsyeja që më goditën mua është se nuk kam lejuar kompromise, nuk kam lejuar të përdorem nga prokurorët e prokurorisë të Elbasanit për shkeljet dhe mos veprimet e tyre. Nga përmbajtja e denoncimeve, unë kuptoj se kush i ka bërë ato dhe përse dhe dua që ju të mos bini në grackën e tyre. Ajo që ka rëndësi është që përfaqësuesi i ONM të mos bjerë në grackën e tyre, e kuptoj që është e vështirë te kuptojë intrigat por pres ta kuptojë.”

Anëtarja e KPK: Zonja Kapedani mos dyshoni në aftësinë tonë, kemi 4 vjet që e kryejmë këtë proces.

Kapedani: Është e vërtetë por në këto katër vjet ndaj askujt s’pati skenarë e kaq shumë baltë sa mbi mua.

Anëtarja e KPK: Për rastësi unë kam qenë anëtare në disa seanca vettingu me subjekte të drejtësisë së Elbasanit dhe kështu arrij t’i kuptoj disa bga emocionet e tua.

Ndër të tjera, Kapedani tha se denoncimi nuk qëndron për rastin e Ardian dhe Florenc Capjas.

“Si mund të pretendosh pa asnjë veprim hetimor që kishin vrarë dy persona? Ja ktheva dosjen prokurorisë që të kryenin veprime konkrete prej nga ku më pas nga detyrat që lashë unë sepse prokuroria s’kisha bërë asnjë veprim, rezultoi se ata kishin porositur vrasje dhe sepse unë urdhërova prokurorinë të kryejë veprime, ata u arrestuan”, tha Kapedani.

Gjyqtarja akuzoi prokurorinë dhe për një çështje tjetër, Kapedani tha se akuza u tërhoq nga hetimet.

“Ndryshova masën e sigurisë për këtë shtetas sepse prokuroria u tërhoq nga akuzat dhe natyrisht që do ti lejojmë njerëzit të jetojnë, ndaj ndryshova masën nga ndalim për dalje jashtë shtetit”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA