Nëse ju referohemi të dhënave zyrtare më të fundit për buxhetin e familjes do të shohim se shpenzimet e tyre janë rritur me 1.5 % më shumë.
Këto shpenzime janë rritur kryesisht për ushqimin dhe shëndetësinë. Duke qenë se vendi ynë po përballet me pandeminë e Covid 19, shpenzimet për shëndetësinë për çdo familje janë rritur mesatarisht me 100 mijë lekë të vjetra.
Në këtë kontekst një familje që jeton në Tiranë i duhen rreth një milionë lekë të vjetra për të mbyllur muajin. Pas Tiranës qarqet që kanë shpenzime më të larta janë Korça dhe Fieri.
Ndërsa qarqet me shpenzimet mesatare më të ulëta mujore për konsum janë Kukësi dhe Dira, me rreth 700 mijë lekë të vjetra në muaj.
Top Channel