Të burgosurit padisin për trajtimin pa dijeni me mjekimin eksperimental të Covid ‘ivermektin’ (fotot)

19/01/2022 20:30

Padia thotë se doktori i burgut i tha katër burrave se tabletat “ishin vetëm vitamina, antibiotikë dhe/ose steroidë”.

Katër të burgosur në Arkansas të SHBA kanë ngritur padi ndaj institucionit dhe doktorit të tij pasi pa e ditur u ishte dhënë mjekimi ivermektin për të trajtuar Covid-19 në formën e një “Ekperimentimi mjekësor”, edhe pse autoritetet vendase kanë thënë se mjekimi anti-parazitar, kryesisht për kafshët, nuk duhet të përdoret për këtë qëllim.

Enti i Arkansas për liritë civile ngriti padinë për llogari të katër burrave javës që shkoi kundër drejtuesit të burgut Tim Helder, dhe doktorit Dr Robert Karas. Helder kishte zbuluar më herët se mjekimi u ishte dhënë pacientëve me Covid-19.

“Padia akuzon të përmendurit se kanë dhënë ivermektin individëve të burgosur pa marrë parprakisht miratimin e tyre për natyrën, përmbajtjen apo efektet anësore të ilaçit”, thuhet në deklartën e grupit.

Drejtuesi ligjor Lary Sullivan, dënonte veprimet e Helder duke thënë: “Askush, përfshi dhe individët e burgosur  nuk duhet të gënjehen duke u bërë objekt i një eksperimentimi mjekësor. Sheriffi Helder ka përgjegjësi për të siguruar ushqim, strehim dhe kujdes të përshtatshëm shëndetësor për individët e burgosur”.

“Akuzuesve u janë dhënë doza të mëdha të këtij ilaçi nga mjekë zyrtarë të besueshëm, për të cilin autoritetet kanë pranuar se nuk është efektiv ndaj Covid-19, dhe në doza të mëdha është i rrezikshëm për njerëzit,” thuhet në padi.

Padia shkruante më tej se Karas u thoshte të burgosurve se mjekimi ishte vetëm “vitamina, antibiotikë dhe/ose steroidë”.

“Nëse akuzuesve do u ishte treguar se mjekimet përmbanin anti-parazitarin ivermektin dhe të informoheshin për efektet anësore, ata do të kishin refuzuar ta merrnin.”

Padia thotë se të burgosurit vuanin nga efekte anësore me shikimin, diarre dhe kriza stomaku. Të burgosurve u ishin kërkuar gjithashtu pagesa për ekzaminimet mjekësore pas shfaqjes së efekteve anësore negative nga ilaçi.

FOTO GALERI
2/3
Katër të burgosur në Arkansas të SHBA kanë ngritur padi ndaj institucionit dhe doktorit të tij pasi pa e ditur u ishte dhënë mjekimi ivermektin

Top Channel