Edhe gjatë ditës së sotme qytetarët ia kanë mësyrë tendës që është e vendosur tek Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) për t’u testuar

Interesimi i qytetarëve erdhi menjëherë pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19.

Qytetarët të cilët po pritnin në radhë për t’u testuar, nuk kanë dashur të flasin para kamerave.

Ndërkohë që në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për një rast të vdekjes dhe 720 raste të reja me COVID-19.

E për të parandaluar përhapjen e virusit institucionet shtetërore kanë vendosur masa kufizuese, madje qytetarëve po u kërkohet edhe që të vaksinohen. Tashmë në vend ka filluar edhe vaksinimi me dozën përforcuese dhe atë të tretë antiCOVID-19.

Aktualisht në Kosovë janë 5 mijë e 678 raste aktive me koronavirus, e ku numri më i lartë është në Prishtinë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel