Vendimi i Partisë Demokratike për të përjashtuar nga grupi parlamentar katër deputetë, që kanë dalë në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha ka nxitur debate juridike për funksionimin e kushtetutës.
Juristi Sokol Hazizaj, që argumenton se përjashtimi i deputetëve është joligjor, argumenton nevojën emergjente për ndryshimin e kushtetutës. Sipas tij, po favorizohen interesat klienteliste të disa personave, madje bëhet i ashpër në komentin e tij, kur thotë se po shikojmë tendenca kafshërore të politikanëve në organet ligjvënëse dhe ligjzbatuese.
“Ne nuk kemi klasë politike të maturuar. Ka humbur sendimenti idealist i të bërit të ligjit. Sot kemi një mejhane ku shoqëria nuk tërhiqet më nga tendenca në respekt të ligjit, por nga tendenca të interesave klienteliste. Në momentin që lidhet interesi me organin, aty shikon tendenca kafshërore.
Dhe këto që ndodhin brenda grupimeve politike, nuk janë asgjë më pak se tendenca të urrejtjes në politikë dhe të mungesës së dashurisë.
Kushtetuta duhet ndryshuar dhe duhet të kemi një grup njerëzish që janë idealist. Ky është një nocion që nuk përputhet më me jetën që ne po jetojmë”, shprehet Hazizaj, në një intervistë për “Top Talk”.
Top Channel