Qendra e studimit për fëmijë përfshihet nga flakët, policia jep detajet

18/01/2022 07:49
Foto ilustruese

Në rrugën “Thoma Koxhaj” në Tiranë ka rënë zjarr në një qendër studimi për fëmijë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00.

Policia njofton se nga zjarri nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel