“E kam bërë me këto duar, jam artist serioz”, Rama zbulon prapaskenat me Erdogan: Kujdes, është e rrezikshme

18/01/2022 11:30

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike disa pamje nga zyra e tij me presidentin e Turqisë Recep Tayip Erdogan që ishte për një vizitë disa orëshe në vendin tonë gjatë ditës së djeshme.

Rama i ka bërë një dhuratë duke i thënë se e ka bërë me duart e tij, por nuk e ka paketuar sepse duhet mbajtur me kujdes. Ndërsa nuk munguan batutat e tij me Erdogan, i cili gjithashtu i kishte sjellë një vazo të punuar prej sarajit Jëlldëz, prodhim i Turqisë.

Rama: E kam bërë vetë me këto duar.

Erdogan: Qenka shumë e mirë.

Rama: Po jam artist serioz. Megjithatë sic thashë, në shtëpi duhet të shkojë se zonja e kupton më mirë artin tim. Këtë vetëm duhet ta mbajmë me kujdes.

Erdogan: Në shtëpi do ta vendos në vendin më të mirë.

Rama: Nuk e kemi paketuar se është e rrezikshme por ta mbajnë me kujdes.

Ka zgjatur rreth 11 orë vizita e Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri. Ai u përcjellë në aeroportin e Rinasit nga kryeministri Edi Rama dhe i gjithë kabineti qeverisës.

Në fund mes dy liderëve pati një përqafim të ngrohtë.

Presidenti turk vizitoi të hënën Shqipërinë. Fillimisht, kreu i shtetit turk shkoi në Laç për t’u dorëzuar banorëve çelësat e banesave të reja të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit nga Turqia. Më pas, ai zhvilloi një takim me Ramën në kryeministri.

Kjo u pasua me fjalën përshëndetëse të Erdogan në Kuvend.

Aktiviteti që përmbylli vizitën zyrtare të Erdogan në Shqipëri ishte inaugurimi i xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, një xhami e restauruar nga agjencia turke, TIKA.

Top Channel