“Bashkë për të ardhmen”, Basha shpërndan foto nga takimi me gratë: Larg gjuhës së urrejtjes

18/01/2022 17:43

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë publik disa prej fotove gjatë takimit me gratë e Lidhjes së Demokratike të Gruas.

“Bashkë për të ardhmen, me zonjat e Lidhjes së Demokratike të Gruas, që me kurajo dhe shpresë kanë nisur procesin e riorganizimit për të qenë një organizatë partnere moderne, që përfaqëson dhe fuqizon realisht gratë. Në këtë proces do të shpalosim vlerat tona, duke larguar njëherë e përgjithmonë toksiant e të kaluarës, gjuhën e urrejtjes, modelin e lincimit dhe frikës, për të shpalosur një tjetër mendësi, me të cilën do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë”, shkruan Basha.

FOTO GALERI
1/33

Top Channel