28/11 15:31
Emri i tij i përket brezave te artë të futbollit shqiptar por ketë herë ai bashkoi edhe sportistet e tenisit.
Turneu “Hysen Zmijani” per 3 dite me radhe, vendosi përballë njeri – tjetrit në Shkodër, 16 tenistet me të mirë të trevave shqiptare. Në finale arritën Tedi Beni dhe Redi Dabulla, ku ky i fundit u shpall fitues.
Dy mjeshtrit e mëdhenj Sokol Kushta dhe Hysen Zmijani ftojnë rininë që sa me shumë ti përkushtohen sportit.
Pavarësisht se sporti i tenisit është në fillimet e tij në vendin tonë, kryesisht tenistet shqiptarë të vegjël kanë njohur suksese edhe në arenën ndërkombëtare.
Top Channel