Shtëpitë e reja në Laç/ 522 familje hynë sot në  kompleksin e ndërtuar  nga Turqia

17/01/2022 19:46

Të shumtë kanë qenë qytetarët e Laçit të cilët kanë dalë ditën e sotme për të pritur vizitën e presidentit të Turqisë.

Janë 522 familje që do të akomodohen në këtë kompleks pallatesh kur 4 prej tyre ditën e sotme kanë marrë në dorëzim çelësat e apartamentit.

Në fund të ceremonisë Majlinda Cara e shpalli qytetar nderi të Kurbinit presidentin dhe në shenjë falënderimi sheshi i këtij kompleksi do të mbajë emrin “Erdogan”.

Top Channel