Teksa jemi në gjysmë të vitit shkollor 2021-2022, ende  jo të gjithë mësuesit i kanë marr regjistrat ku shënojnë notat dhe mungesat e nxënësve. Deri më tani ata kanë punuar me fletoret e tyre personale.

“Disa i kanë, disa jo. Mësuesit që kishim ne sot mësim nuk i kishin!”, tha nxënësja.

Sindikata e pavarur e arsimit paralajmëroi nisjen e protestave më 19 janar  për mungesën e regjistrave në shkolla si dhe kushtet minimale të punës, por më pas u njoftua anulimi i saj pasi në po të njëjtën ditë do të zhvillohet një takim me këshillin kombëtar të arsimit parauniversitar për këto problematika.

Ministria e Arsimit i tha Top Channel se vonesa ka pasur për arsye teknike e  këtë të hënë ka nisur procesi i shpërndarjes në disa klasa, kryesisht të arsimit bazë, e shpërndarja do të vazhdojë te klasat e tjera n ditët në vijim.

Nga ana tjetër, për shkak të rritjes së numrit të infektimeve, janë shtuar mungesat e mësuesve në institucionet arsimore  dhe nxënësit nuk po zhvillojnë programin mësimor të plotë.

“Dolëm me 4 orë. Ka munguar mësuesja e matematikës, gjuhës, kimisë… ngelemi pas me mësime e kur kthehen na bien bombë!“, tha një tjetër nxënës.

Top Channel