Një linjë tensioni në zonën e Laprakës në Tiranë është përfshirë nga flakët.

Ngjarja është shënuar paraditen e sotme pranë shkollës 9-vjeçare “Ahmet Gashi”.

Nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por stafi i shkollës është alarmuar, ndërsa menjëherë në vendngjare kanë mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse, që po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale.

“Më datë 17.01.2022, rreth orës 11:00, në Laprakë, jashtë rrethimit të shkollës “Ahmet Gashi”, në një shtyllë tensioni, ka pasur shkëndijë elektrike, ku ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Në vendngjarje kanë kaluar edhe shërbimet e OSHEE-së, të cilat po merren me riparimin e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA