Rrjedhja e videove në Tik Tok u mbyll pas fjalës “më fal” që gjyqtarja e Elbasanit nuk hezitoi ta përsëriste disa herë, madje edhe kur KLGJ po shpallte vendimin ajo u shpreh: Kërkoj ndjesë për shqetësimet që kam sjellë.

Por gjyqtarja Enkeleida Kapedani do të provoje për 6 muajt në vazhdim se çdo të thotë të paguhesh me rrogë minimale.

Vendimi u dha pas kërkesës së Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë që pranoi marrëveshjen me magjistraten e cila do të vijojë karrierën e gjyqtares, pasi u vërtetua se Kapedani mësoi si të jetë e kujdesshme me jetën private, nga çështja qe ajo e konsideroi si eksperienca më e keqe e jetës  së saj.

Falja dhe reflektimi por edhe performanca në vendimet gjyqësore, e bindën KLGJ dhe ILD se Enkeleida Kapedani duhet të qëndrojë në drejtësi për t’u shprehur me verdikte.

Inspektoriati deklaroi se për pranimin e marrëveshjes u vlëresua edhe pesha e përgjegjësisë nga Kapedani, pendesa e saj, një kërkesë dorëheqjeje si zëvendëskryetare e Gjykatës së Elbasanit dhe bashkëpunimi me ata që e hetuan dhe e proceduan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA