Robert Levandovski fitoi çmimin e Fifa-s, si lojtari më i miri i vitit 202, duke lënë pas Lionel Messin dhe Mohamd Salah.
Kjo mund të quhet një fitore e vogël për sulmuesin polak, pasi për shumë specialistë, futbollisti meritonte ta fitonte Topin e Artë për 202-shin dhe jo Messi. Vitin e shkuar, sulmuesi i Bayernit vendosi dhe një rekord, pasi shënoi 43 gola në 34 ndeshje në Bundesligë.
Formacioni më i mirë i vitit 2021 ishte ky, në portë Donnarumma; në mbrojtje Alaba, Ruben Dias, Bonucci; në mesfushë Jorginho, Kantè, De Bruyne; në sulm Cristiano Ronaldo, Haaland, Lewandowski dhe Messi.
Ndërsa trajneri më i mirë i viti u zgjodh gjermani që drejton Chelsean, Thomas Tuchel.
Goli më i bukur i vitit që merr dhe çmimin Puskas u zgjodh ai i Erik Lamelës.
Çmimin e “Fairplay” e morën mjekët e Danimarkës, që në europain i shpëtuan jetën Kristian Eriksen, i cili u godit nga një infarkt në fushë.
Top Channel