Një ditë pas referendumit, Kosova sërish është gjetur para një kërcënimi nga ana e Serbisë.

Shefi i së ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Peter Petkoviç ka paralajmëruar se shteti serb do të mbajë edhe në Kosovë zgjedhjet presidenciale të tre prillit.

Mirëpo, në Kosovë, shumica parlamentar planifikon të mbajë qëndrimin e njëjtë sikur për referendumin.

Derisa, opozita po kërkon diskutim edhe me bashkësinë ndërkombëtare për këtë çështje.

Vendimet për moslejimin e mbajtjes së referendumit e potencialisht edhe të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë duket se do të kenë pasoja për Kosovën. Një prej tyre mendohet të jetë edhe bojkoti i procesit të dialogut nga ana e Serbisë.

Një ditë më parë, masë reciprociteti karshi Kosovës ka paralajmëruar edhe Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiç.

Top Channel