Elbasan/ Banesa e të moshuarve përfshihet nga flakët, patrulla e policisë ndërhyn në kohë

17/01/2022 16:15

Një banesë në lagjen “Emin Matraxhiu”, në Elbasan është përfshirë nga flakët këtë pasdite dhe shkak dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga bombola që ndodhej në shtëpi.

Zjarri është konstatuar rreth orës 14:40 nga një patrullë policie. Efektivët kanë ndërhyrë për të të shuar zjarrin si dhe i kanë dhënë ndihmën e parë dy të moshuarve që ishin në banesë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel