Vala e prekjeve nga Covid 19 e cila ka përfshirë të gjithë vendin në fillim të muajit janar, duket se është reflektuar në një rritje të konsiderueshme të numrit të personave që kërkojnë të vaksinohen.

Çdo ditë ne qendrat shëndetësore të Elbasanit janë me dhjetëra e dhjetëra njerëz të cilët presin të vaksinohen kundër covid 19.

Krahasimisht me muajin nëntor, në muajin dhjetor janë vaksinuar 4000 persona më shumë në rang bashkie të Elbasanit, ndërsa edhe më shumë në muajin janar. Kryesisht në doza të treta, por ajo që është më e rëndësishme edhe në doza të para, pasi sic thonë mjekët, covid 19 ka prekur moshat e reja dhe gjithashtu shihet një numër i lartë i të vaksinuarve tek moshat e reja dhe tek fëmijët mbi 14 vjeç.

Covid 19, kalon me pasoja fare të lehta, sipas mjekëve , tek personat e vaksinuar ndaj është e rëndësishme që ky proces të vazhdojë. Edhe pse në muaj e pranverës dhe të verës pritet një rënie e fluksit, vaksinimi do të jetë shpëtimi për vjeshtën e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA