Dy persona u vunë nën pranga e policisë në Vlorë, njëri prej tyre për prodhim narkotikësh dhe tjetri për ndërtim të paligjshëm, ndërsa u proceduan penalisht edhe 3 persona të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin E. S.(H)., 29 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit në subjektin bar-kafe në përdorim nga ana e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin V. Gj., 55 vjeç, banues në Metoq, Sarandë, pasi u konstatua duke shtuar një sipërfaqe me konstrukt betoni, në një godinë në pronësi të tij, pa lejen e organeve kompetente.

Po nga këto shërbime u proceduan penalisht për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, shtetasit L. D., 31 vjeç dhe E. D., 35 vjeç, banues në Sarandë, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës, dhe nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentet e identifikimit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin F. D., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA