Kryeministri Edi Rama ka folur në ceremoninë e dhurimit të shtëpive të rindërtuara në Laç me financimin e qeverisë turke.
I pranishëm është edhe presidenti Erdogan, për të cilin tha se i jep kujtim fjalës vëllazëri.
Edi Rama: Ja ku jemi sot, këtu është materializimi i të gjithë fjalëve të bukura. Këtu mund të shikohet cfarë do të thotë kur Erdogan thotë “Shqipërinë e kam në zemër dhe çfarë i dhemb Shqipërisë, më dhemb edhe mua”. Mustafa Kemal Ataturk mbolli në shpirtin e Turqisë moderne frymën se njerëzimi është një trup i vetëm dhe çdo komb është pjesë e atij trupi.
Ai tha se nuk mundet dot kurrë të themi çfarë rëndësie ka që një pjesë e këtij trupi nuk është e sëmurë për sa kohë ne jemi të sëmurë. Nëse një pjesë e këtij trupi është e sëmurë, ne duhet të shqetësohemi sikur jemi ne të sëmurë. Këtë frymë, presidenti Erdogan e ka rrënjosur thellë në shpirtin e Turqisë, në qasjen e Turqisë, në mënyrën sesi Turqia e shikon botën dhe miqtë e saj.
Kuptimi që ai jep me vepra jo vetëm me fjalë, fjalës vëllazëri është mishërimi i asaj që thotë profeti Muhamed, paqja e zoti qoftë mbi të. Asnjë nga ju nuk beson nëse nuk dëshiron për vëllain e vet të njëjtën që dëshiron për veten e vet.
Top Channel