Rrugorja e Korçës ka vënë në pranga 1 person për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, ndërsa janë pezulluar 19 leje drejtimit dhe janë vendosur 521 masa administrative gjatë javës që lamë pas.
Policia njofton se masat janë shtuar në rrugë për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Kontrollet e kryera nëpër akset rrugore të qarkut janë kryer me dragera dhe radar.
Në njoftim thuhet se: “Është arrestuar 1 drejtues mjeti për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, janë pezulluar 19 leje drejtimi, nga të cilat: 1 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 18 për shkelje të tjera.
Janë vendosur në total 521 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:
4 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;
4 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
5 mjete të bllokuara administrativisht;
16 masa për përdorim celulari;
21 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar;
120 masa për parkime të gabuara;
125 masa për parakalime të gabuara;
220 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor”.
Top Channel