“S’e mendoja që ishe aq e pamend, dole si viktimë”/ Shqipja me kritika të forta ndaj ish-banores së Big Brother Vip

16/01/2022 15:42

Shqipja dhe Antonela Berisha u përfshinë në një debat të fortë që lidhet me veprimet e bujshme të saj në Big Brother Vip, këtë të dielë në Trotuar në “E Diell”.

Shqipja e ka akuzuar se ka hyrë me një strategji të qartë në mendjen  e saj, ndërsa Antonela e ka mohuar.

Shqipe: Nuk jam dakord për shumë prej të cilave që tha Antonela. Ti po gënjen, the nuk kam hyrë me strategji, por hyre me strategji. Je zënë me Arjolën për rroba e gjëra të cekëta. Nuk e kam menduar që të ishte aq e pamend, sa i tha Big Mamës që më ke shajt serbisht, kur ka shajt vetë Donaldin.

Antonela: Shqipe qetësohu.

Shqipe: Këtej duke qarë këtej thua jam femër e fortë, e shajte tjetrën nga kombësia dhe këtej qave, dole si viktimë.

Antonela: Po më bën derr derr.

Shqipe: Asaj i duket sikur është në Përputhen, me hipokrizi nuk pajtohem.

Antonela: Nuk jam bullizuese si puna jote.

Shqipe: Ti më qaje në telefon mi, më kërkoje mendim për Atdheun, për Mevlanin.

Antonela: Unë i thashë Beniadës je e bukur në italisht, Big Mama na tha mos flisni në gjuhë të tjera se do t’i them Vëllait të Madh. Edhe ti ke fol serbisht i thash dhe Einxhel tha mos ia përmend se nuk është gjë e mirë. Edhe në prime i thash që edhe ti më ke sharë serbisht dhe se di pse u kthye në biseda në atë mënyrë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA