Tirana-Vllaznia është një ndeshje që nuk është asnjëherë e mërzitshme pavarësisht gjithçkaje. Derbi i Shqipërisë është gjithnjë i rivalizuar si në fushën e lojës ashtu edhe në tribuna dhe kjo pritej të shihej edhe këtë të shtunë në Air Albania Stadium.
Golat munguan, pasi sfida u mbyll 0-0, megjithatë rastet e shënimit nuk munguan ashtu sikurse nuk munguan as momentet e tensionit. Sfida nis me një kaos të krijuar në hyrje të Air Albania Stadium me policinë që lejonte hyrjen vetëm të personave të pajisur me kartë identiteti, ndërkohë që pak çaste para startit të ndeshjes, tifozët e vllaznisë hodhën sende piroteknike duke i shkaktuar shqetësime arbitrin anësor Çokaj.
Më pas i erdhi radha futbollit të luajtur me skuadrat që kërkonin më të mirën. Në pjesën e parë Vllaznia u ishte shumë më kërcënuese në portën e bardhebluve dhe pati shansin më të pastër në minutën e 44 me Aralican, gjuajtja e të cilit u ndal për mrekulli nga portieri Bekaj. Fraksioni i parë i sfidës u mbyll me Vllazninë në sulm me Krymin që pati një shans në këmbët e tij por pa u treguar i saktë.
Gjatë pushimit të ndeshjes u vu re nervozizëm teksa u regjistruan incidente në tribuna. një prej tifozëve të Tirabës hapi një fikëse zjarri dhe e drejtoi te tifozët e Vllaznisë me këta të fundit që reaguan duke thyer stolat e duke i hedhur në fushën e lojës. Forcat e sigurisë ndërhynë dhe larguan tifozin e Tiranës. Gjithsesi skuadrat e nisën pjesën e dytë që në minutat e para pati të njëjtën tablo si 45 minutat e para me Vllazninë që sulmoi portën e Bekajt. Tirana nga ana e saj gjeti rrugën e rrjetës me Xhixhën, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Edhe pas këtij episodi, Vllaznia pati iniciativën në këtë ndeshje teksa iu afrua më shpesh portës së bekajt por pa i konkretizuar sulmet e saj.
Edhe Tirana pati mundësitë e saj por në fund rezultati nuk ndryshoi dhe mbeti 0-0 me skuadrat që morën nga një pikë. Nuk pati gola as në ndeshjen tjetër të kësaj jave, mes Skënderbeut dhe lacit. Edhe sfida e zhvilluar në Korçë përfundoi me rezultatin 0-0 me Lacin që u duk se ishte në kontroll të lojës për pjesën më të madhe të kohës por pa mundur të shfrytëzojë rastet e krijuara, ndërkohë që për Skënderbeun vlen të vihet në dukje një gol i anuluar i mensah për pozicion jashtë loje.
Top Channel