Ardit Krymit i vjen keq që Vllaznia nuk mundi të fitonte me Tiranën, për renditjen dhe legjendën Ramazan Rragami, që humbi jetën sot pas një sëmundjeje të rëndë.

“Duhej fituar kjo ndeshje, duke parë dhe renditjen. Dinom të nderonim edhe legjendën Rragami. I falënderoj edhe tifozët, që ishin ndihmëse e madhe për ne, pa ata nuk kemi ku shkojmë. Duhet të dalim te goli, sot i patëm rastet, po abuzuam shumë. Po të japim maksimumin, si sot, mendoj se do të shënojmë shumë shpejt.”

Reagimi i da Silvas: “Të them të drejtën, nuk e dinim se çfarë kishte ndodhur, na tregoi trajneri. Janë gjëra që ndodhin. Tek ekipi nuk ka ndikuar.”

Shtatë ndeshej pa fitore jashtë: “Kemi çaluar pak në ndeshjet jashtë, por mendoj se kanë ndikuar episodet. Kemi lojtarë si Da Silva dhe Latifi që bëjnë diferencën në kampionatin shqiptar. Kampionati është i gjatë, por Vllaznisë i duhen pikët.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA